Ndërlidhjet

ROMË


Gazetarja italiane Guliana Sgrena, e liruar dje nga rrëmbyesit në Irak u kthye sot në Itali, pas mjekimit të shkurtër në Bagdad. Vëllai i saj, Ivan Sgrena tha se ajo tani duket mirë. "Fizikisht ajo tani duket mirë, por për të tjerat ne duhet të presim mendimin e mjekëve" tha ai. Dje, pas lirimit nga kryengritësit, vetura ku ndodhej ajo u qëllua nga ushtarët amerikanë në Bagdad. Sipas tyre automjeti ka ecur shumë shpejtë dhe nuk është ndalur në pikën e kontrollit. Një agjent i forcave italiane të sigurisë u vra. Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni tha se ky është incident serioz. "Është mëkat që gëzimi për lirimin e gazetares së rrëmbyer u shndrrua në dhimbje të thellë për vdekjen e një njeriu shumë të guximshëm" tha Berluskoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën keqardhjen e tyre dhe u zotuan se do të zhvillojnë hetime të hollësishme për rastin. Ndërkohë, organizata "Reporterët pa kufij" kërkoi hetime të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG