Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunin Evropian, Dimitrij Rupel ka biseduar sot me Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, për situatën në Kosovë dhe për prioritetet e OSBE-së. Zoti Rupel me këtë rast ka thënë se "OSBE-ja si strukturë integrale e Unmikut, mund të luajë rol vendimtar në procesin e standardeve dhe se duhet të mbetet pjesë e rëndësishme e pranisë ndërkombëtare në Kosovë", ka kumtuar OSBE-ja. Sekretari i përgjithshëm, Kofi Anan e ka prëshëndetur vendimin e Sllovenisë, si kryesuese e OSBE-së, që çështjen e Kosovës ta ketë prioritet dhe tha se mbështetja e OSBE-së për veprimtaritë e OKB-së në rajon vlerësohet lartë.









PRISHTINË
Në Kosovë filloi manifestimi tradicional "Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës". Në një tubim në Prishtinë, që shënoi hapjen e manifestimeve tri ditëshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se institucionet do të dijnë ta jetësojnë vullnetin politik të qytetarëve për një Kosovë të pavarur dhe të integruar në strukturat evro-atlantike.
XS
SM
MD
LG