Ndërlidhjet

logo-print

ROMË


Gazetarja italiane, Giuliana Sgrena arriti sot në Romë nga Iraku ku ishte mbajtur peng. Me të arritur në Romë, ajo i tha agjencisë ANSA se patrulla amerikane kishte shtënë në veturën ku gjendej ajo menjëherë pasi ishte dhënë sinjali me dritë dhe se vetura kishte lëvizur me shpejtësi normale. Kjo deklaratë e kundërshton shpjegimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë incident, në të cilin një agjent italian, që ishte së bashku me gazetaren Sgrena, u vra. Ushtria amerikan ka kumtuar se vetura e zonjës Sgrena po e rriste shpejtësinë derisa po i afrohej postbllokut. Në këtë kumtesë është thënë se ushtarët amerikanë kanë shfrytëzuar një numër të sinjaleve pët tërheqjen e vërejtjes para se të hapej zjarr. Presidenti amerikan George Bush i ka shprehur keqardhje kryeministrit italian, Silvio Berlusconi dhe ka premtuar hetime të plota për këtë incident.
XS
SM
MD
LG