Ndërlidhjet

ROMË


Trupi i agjentit italian Nikola Kalipari, i qëlluar për vdekje nga forcat amerikane, derisa përpiqej të mbronte gazetaren Giuliana Sgrena, u kthye në Itali. Vetë Sgrena mbeti e plagosur në shpatull.
Gazetarja Sgrena, që prej javësh ishte rrëmbyer nga militantët në Irak, nuk ka pranuar deklaratën e trupave amerikane se ndaj makinës së tyre është qëlluar pasi po ecte me shpejtësi dhe nuk ndaloi në pikën e kontrollit. Presidenti Bush ka premtuar hetim të plotë të incidentit.
XS
SM
MD
LG