Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Kanë filluar zgjedhjet parlamentare në Moldavi, ku partia komuniste është favorite për të fituar zgjedhjet.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me kufizimet ndaj mediave gjatë fushatës zgjedhore. Zyrtarët në Moldavi kanë dëbuar nga vendi rreth 100 rusë që ishin paraqitur si vëzhgues në zgjedhje, pasi sipas autoriteteve synonin të krijonin trazira. Moldavia dhe Rusia kanë mosmarrëveshje lidhur me një rajon rusishtfolës në vend që kërkon pavarësi. Moldavia është vend i dalë nga ish Bashkimi Sovjetik.
XS
SM
MD
LG