Ndërlidhjet

BAGDAD


Parlamenti i ri i Irakut do të mblidhet me 16 mars, tha sot zëvendëskryeministri i përkohshëm, Barham Salih. Në një intervistë për televizionin Al Arabia, ai tha se shpreson që qeveria e re do të zgjidhet para mbledhjes së parë të parlamentit. Në Irak janë shtuar pakënaqësitë rreth vonesave në krijimin e qeverisë, pas zgjedhjeve të 30 janarit. Aleanca e bashkuar shiite, si fituese e zgjedhjeve, për javë të tëra ka zhvilluar diskutime me kurdët për formimin e qeverisë. Partitë kurde janë renditur të vendin e dytë në zgjedhjet e janarit. Nga zhvillimet tjera rreth Irakut veçohet edhe njoftimi se prokurororët italianë filluan hetimin e rrethanave të vrasjes së agjentit Nikola Kalipari nga forcat amerikane në Irak. Ai ishte qëlluar për vdekje derisa përpiqej të mbronte gazetaren Giuliana Sgrena, e cila posa ishte liruar nga kryengritësit. Trupi i tij sot u kthye në Itali.
XS
SM
MD
LG