Ndërlidhjet

BEJRUT


Presidentët e Sirisë dhe Libanit do të takohen të hënën në Damask, për të diskutuar rreth tërheqjes së trupave të Sirisë nga Libani. Ministria e mbrojtes e Libanit njoftoi se Abdel Rahim Murad dhe Bashar Al Assad do të diskutojnë detajet për lëvizjet e trupave, pas premtimeve të djeshme të Asadit. Zyrtarët nga Bejruti nuk u përgjigjën nëse trupat e Sirisë do të largohen plotësisht. Ndërkohë, lëvizja pro siriane Hezbollah bëri thirrje për protestë paqësore, të martën në Bejrut, në shenjë përkrahjeje për praninë e Sirisë në Liban.
XS
SM
MD
LG