Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Ajo që i ka ndodhur familjes Jashari në mars të vitit 1998 nuk guxon t’i ndodhë më askujt në Kosovë", tha sonte në Prishtinë shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen. "E kujtojmë të kaluarën dhe njëkohësisht ecim përpara. Tani po bëhen përpjekje për të ndërtuar një Kosovës ku asnjë qytetar nuk guxon të përjetojë dhunë dhe shpronësim për shkak të origjinës së tij" tha ai në akademinë solemne të manifestimit Epopeja e UÇK-së, që mbahet për të përkujtuar betejën treditëshe të shtatë vjetëve më parë, me ç’rast qenë vrarë më se pesëdhjetë shqiptarë, në mesin e të cilëve 25 anëtarë të familjes Jashari, shumica e të cilëve gra e fëmijë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ndërkaq tha se qeveria do të punojë për ta kryer detyrën e saj sa të rëndësishme aq edhe të vështirë.
XS
SM
MD
LG