Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në kuadër të operacionit “Përkushtimi i Vendosur 2005”, NATO ka filluar sot me dërgimin e 600 trupave rezervë në Kosovë. Faza e parë e këtij operacioni ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Zëdhënësi i KFOR-it, Ive de Cermovant, tha për radion "Evropa e Lirë", se bëhet fjalë për një operacion rutinor, i cili do të fillojë sot dhe pas zhvillimit në tri faza, do të përfundojë në muajin tetor. "Prania e forcave rezervë, dërgon një mesazh të qartë si nga NATO-ja ashtu dhe nga bashkësia ndërkombëtare për përkushtimin e fuqishëm të tyre që në Kosovë të garantojnë paqe dhe mjedis të sigurtë", thuhet në komunikatën e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG