Ndërlidhjet

ROMË


Gazetarja italiane, Giuliana Sgrena e liruar të premten nga kryengritësit në Irak dhe pastaj e plagosur nga forcat amerikane, tha se tani ndihet më mirë. Në një intervistë për radion italiane, ajo tha se ndaj veturës së tyre është shtënë pa paralajmërim. "Nuk ka pasur pikë kontrolli dhe shpejtësia e veturës sonë ishte normale, rreth 50 kilometra në orë. Për në aeroport kemi udhëtuar nëpër rrugën që është më pak e rrezikshme" tha Sgrena. Forcat amerikane kanë thënë më heret se vetura ka ecur shumë shpejt dhe nuk ka respektuar shenjat paralajmëruese në pikën e kontrollit. Prokurororët italianë njoftuans se sot kanë filluar hetimet për rastin, kurse Shtetet e Bashkuara gjtihashtu kanë premtuar se do të zhvillojnë hetime të plota.
XS
SM
MD
LG