Ndërlidhjet

BEJRUT


Ministria e mbrojtjes e Libanit tha se tërheqja e trupave të Sirisë do të fillojë neser. Presidentët e të dy vendeve, do të takohen neser në Damask, për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Zyrtarët nga Bejruti nuk u përgjigjën nëse trupat e Sirisë do të largohen plotësisht nga Libani. Ndërkohë, lëvizja pro siriane Hezbollah bëri thirrje për protestë paqësore, të martën në Bejrut, në shenjë përkrahjeje për praninë e Sirisë në Liban.
XS
SM
MD
LG