Ndërlidhjet

HAGË


"Serbia e di ku gjendet Ratko Mlladiç dhe mund ta arrestojë atë brenda disa orësh. Por kjo është çështje e vullnetit politik", ka deklaruar në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte.
Del Ponte ka thënë se mirëpret dorëzimet e fundit të gjeneralëve serbë të akuzuar nga Gjykata e Hagës, por ka kërkuar nga Beogradi që të arrestojë ata që nuk vetdorëzohen.
Lidhur me Kroacinë dhe rastin Gotovina, kryeprokurorja ka veçuar se Zagrebi "nuk po bën gjithçka mundet për të gjetur Gotovinën".
Në të tjera zhvillime Momçillo Perishiç është nisur në Hagë ku do t'i dorëzohet Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.
Gjykata e Hagës ende nuk i ka bërë publike akuzat ndaj Perishiçit, i cili ishte shef i shtabit të përgjithshëm gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviçit.
XS
SM
MD
LG