Ndërlidhjet

HAGË


"Serbia e di ku gjendet Ratko Mlladiç dhe mund ta arrestojë atë brenda disa orësh. Por kjo është çështje e vullnetit politik", ka deklaruar në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte.
"Nuk e di se kush po punon në Serbi për të gjetur vendndodhjen e Karaxhiqit. Mlladiçi padyshim që është në Serbi", ka thënë më tej Del Ponte.
Del Ponte ka thënë se mirëpret dorëzimet e fundit të gjeneralëve serbë të akuzuar nga Gjykata e Hagës, por ka shtuar se kjo nuk dëshmon se sa punë po bën Beogradi në kapjen e të akuzuarve.
Lidhur me Kroacinë dhe rastin Gotovina, kryeprokurorja ka veçuar se Zagrebi "nuk po bën gjithçka për të gjetur Gotovinën".
Në të tjera zhvillime Momçillo Perishiç ka mbërritur në Gjykatën Ndërkombëtare ne Hagë. Gjykata e Hagës ende nuk i ka bërë publike akuzat ndaj Perishiçit, i cili ishte shef i shtabit të përgjithshëm gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviçit.
XS
SM
MD
LG