Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar sot se Tribunali Ndërkombëtar ka ngritur aktpadinë kundër tij dhe se ai do të udhëtojë nesër për në Hagë për t’u përballur me këtë aktpadi. Zoti Haradinaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës dhe ka propozuar Ministrin për Ambient dhe Planifikim Hapësinor, Bajram Kosumi të jetë kryeministër i ardhshëm. Emërimi i zotit Kosumi ne këtë post kërkon miratimin e Kuvendit të Kosovës. Deri atëherë Qeverinë e Kosovës do ta udhëheqë Adem Salihaj, zëvendëskryeministër.
XS
SM
MD
LG