Ndërlidhjet

PRISHTINË


Administrata e Kombeve të Bashkuara e këshilloi personelin joesencial që të mbetet në shtëpitë e tyre në Kosovën perëndimore për shkak të një operacioni të sigurisë që po zhvillohet, ka thënë zëdhënësja Hua Jiang, transmeton agjencia AP. Hua Jiang, mëtutje, ka thënë se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka shtuar kërcënimin për siguri për një shkallë rreth qytetit të Pejës. Zëdhënësi i Kforit, Yves de Kermabon ka thënë se prej të hënës në Kosovë kanë arritur 500 trupa shtesë nga Britania. Zoti Kermabon ka thënë se ky veprim nga selia e Natos u bë pas vlerësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG