Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut dhe komandanti i KFOR-it thanë se dorëheqja e zotit Haradinaj është një akt i pjekurisë politike dhe i gatishmërisë së tij për të sakrifikuar interesin e tij përballë interesit të Kosovës. Soren Jessen Petersen dhe Ive de Kermabo i bënë thirrje popullatës së Kosovës që të respektojnë vendimin e dinjitetshëm të Haradinajt.
"E respektojë vendimin e tij, por nuk mund ta fsheh faktin se shkuarja e tij do të lërë një zbraztësirë të madhe. Falë lidershipit dinamik, përkushtimit të fortë dhe ambicieve të Ramush Haradinajt, Kosova sot është më afër se kurrë më parë për të arritur aspiratat e saj për zgjidhjen e statusit të ardhshëm", tha Petersen, sipas të cilit është me rëndësi që njerëzit e Kosovës të përgjigjen me të njëjtin dinjitet dhe pjekuri që e ka manifestuar Ramush Haradinaj.
"Unë e kuptoj ndjenjën e tronditjes dhe të mllefit lidhur me këtë zhvillim, por njëkohësisht i bëj thirrje popullit të Kosovës që të shprehë ndjenjat me mjete paqëore, pasi përgjigja e dhunshme nuk do ta ndihmojë Kosovën", tha Petersen. Komandanti i KFOR-it, Kermabo ndërkaq tha se vendimi i Haradinajt për dorëheqje është dëshmia më madhështore për vlerat e tij si njeri dhe si lider.
"Unë e di se kjo ditë është e vështirë për qytetarët e Kosovës, por kërkoj nga të gjithë që të jini të qetë dhe të ndieshëm, që të mos u përgjigjeni përpjekjeve të mllefosura, por përkundrazi të dëshmoni vullnetin për të jetuar në paqe si shoqëri e pjekur dhe demokratike" tha Kermabo.
XS
SM
MD
LG