Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ngritja e aktakuzës nga Gjykata e Hagës kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është një ndërhyrje në procesin politik në Kosovë, thuhet në një prononcim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
"Gjykata e Hagës është një institucion i pavarur gjyqësor, i cili gëzon respektin e qytetarëve të Kosovës dhe të mbarë bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo më jep mundësi të besoj se Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm dhe do të kthehet të vazhdojë punën si kryeministër dhe se lufta e lavdishme e UÇK-së do të mbetet e pastër dhe e panjollosur" thuhet në prononcimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Ndërkaq, Këshilli për Mbrotjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, apelon tek të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarsisht nga përkatësia e tyre etnike, të manifestojnë vetëpërmbajtje dhe të ruajnë gjakftohtësinë dhe qetësinë.
XS
SM
MD
LG