Ndërlidhjet

MADRID


Në Madrid filloi konferenca ndërkombëtare, në fokus të së cilës janë diskutimet për shkaqet dhe mënyrat e luftimit të terrorizmit. Trashëgimtari i fronit, princi Felipe u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të përqendrohen në fushatën kundër terrorizmit.
"Kjo konferencë që mbahet në prag të një vjetorit të sulmeve të tmerrshme në Madrid, na jep mundësinë që të përsërisim kundërshtimin tonë ndaj barbarizmit që çon në terrorizëm" tha Felipe. Në konferencë po marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, presidenti i Afganistanit Hamid Karzai dhe burrështetas të tjerë si dhe 180 ekspertë nga 50 vende.
XS
SM
MD
LG