Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe janë shprehur kundër çfardo rishfaqjeje të dhunës në Kosovë.
Departamenti i Shtetit tha se dhuna etnike nuk do të tolerohet dhe do të ketë pasoja negative për rezultatin e rishikimit të procesit të standardeve.
"Viti 2005 është i rëndësishëm për aspiratat e popullit të Kosovës dhe me qëllim që të bëhet një vlerësim pozitiv i procesit i cili do ta përcaktonte statusin final, Kosova duhet të ruajë paqen dhe dhe të vazhdojë t'i zbatojë standardet" tha zëdhënsi i Departamentit të Shtetit, Richard Baucher.
Lidhur me shkuarjen vullnetare të Haradinajt në Hagë, Baucher tha se "hapi i tij e demonstron shqetësimin e tij të thellë për ardhmërinë e Kosovës dhe njerëzit e saj".
XS
SM
MD
LG