Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili dje dha dorëheqje, sot u nis vullnetarisht nga aeroporti i Prishtinës në Tribunalin e Hagës, ku do të përballet me akuzat për krime të luftës të kryera gjatë viteve 1998-99 kundër forcave serbe.
Bashkë me të udhëtoi edhe i akuzuari i dytë Lah Brahimaj, ish pjesëtar i UÇK-së, ndërsa identiteti i të akuzuarit të tretë ende nuk është bërë pubilk.
Haradinaj tha dje se është i pafajshëm dhe u shpreh i bindur se do të kthehet në Kosovë.
Tribunali i Kombeve të Bashkuara ende nuk i ka bërë publike detajet e aktakuzës.
Vendimi i Haradinajt për të shkuar në Hagë u mirëprit nga UNMIK-u, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
"Aksioni i tij e demonstron shqetësimin e tij të thellë për ardhmërinë e Kosovës dhe popullin e saj", tha zëdhënësi i deparatamentit të shtetit Richard Boucher.
Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje në Kosovë, duke tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo rishfaqjeje të dhunës pas dorëheqjes së Haradinajt.
XS
SM
MD
LG