Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtarët rusë kanë përshëndetur vrasjen e liderit të kryengritësve çeçenë Aslan Maskhadov nga trupat ruse.
"Shkatërrimi i terroristit të njohur ndërkombëtar duhet nga të gjithë të shihet njësoj. Me këtë rezultat, do të ketë më pak ligësi", tha kryetari i Dumas ruse Boris Gryzlov.
Pas lajmit për vrasjen, presidenti rus Vladimir Putin tha se në Çeçeni ka mbetur edhe shumë punë për t'u bërë.
Ndërkohë, kryengritësit çeçenë janë zotuar se do ta vazhdojnë luftën kundër Moskës.
Në Londër, zëdhënësi i Maskhadovit, Akhmad Zakayev ka thënë se rezistenca sigurisht do të vazhdojë, dhe ka shfaqur pritjen që trashëgimtari i Maskhadovit të emërohet në ditët që vijnë.
Maskhadov bashkë me Shamil Basayev ishte njëri nga dy personat më të kërkuar në Rusi, të cilët qeveria ruse i akuzon për ndërlidhje me një varg sulmesh kundër objektivave ushtarake dhe civile.
XS
SM
MD
LG