Ndërlidhjet

J. DOBINS:"DORËZIMI VULLNETAR - DËSHMI E PJEKURISË SË HARADINJAT"


James DOBINS, ish emisar i SHBA-ve për Ballkanin


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Dobins, Tribunali i Hagës ka ngritur akuzë kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Çdo të thotë kjo për zhvillimet e tërësishme në rajon dhe Kosovë?

JAMES DOBINS
Ky veprim gjithësesi krijon komplikime sa i përket ecjes përpara lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. Ai krijon një dozë paqartësie në tërë situatën. Duhet shpresuar se partitë politike të Kosovës shumë shpejt do të bëjnë zëvendësimin dhe ky personalitet, kushdo çoftë ai, të udhëheq Kosovën drejt përcaktimit të statusit përfundimtar.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e vlerësoni dorëzimin vullnetar të zotit Haradinaj, duke pasur parasysh se në rajonet tjera kjo nuk ka ndodhur?

JAMES DOBINS
Ka pasur disa raste të tilla dhe nuk është i vetmi. Ka pasur raste të tilla në Kroaci dhe ndonjë edhe në Serbi, por sidoqoftë ky veprim dëshmon pjekurinë dhe vlerësimin e drejt të Haradinjat. Zatën kur ishte zgjedhur kryeministër ai kishte sinjalizuar se do të vepronte në këtë mënyrë nëse do të akuzohej. Por, si çdo i akuzuar Haradinaj ka të drejtën të konsiderohet i pafajshëm gjithnjë për derisa nuk dëshmohet fajsia e tij.

RADIO EVROPA E LIRË
Pritet që nga mesi i këtij viti të bëhet vlerësimi i standardeve dhe rrjedhimisht edhe fillimi i bisedimeve për statusin. Si dhe sa mund të ndikoj ky zhvillim në bisedimet për statusin e Kosovës?

JAMES DOBINS
Nuk besoj se në planin afatgjatë do të ketë ndonjë ndikim. Siç thashë më lartë, kemi të bëjmë me një veprim që komplikon gjërat në planin afatshkurtër, sepse duhet gjetur zëvendësimin për Haradinajn, personalitet që do të ishte energjik sa ai dhe që do të unifikonte, aq sa është e mundur, qëndrimet në Kosovë.

Intervistoi: Iliriana BAJO
XS
SM
MD
LG