Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 2 persona janë vrarë dhe rreth 20 janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti mëngjesin e sotëm, në afërsi të ministrisë së bujqësisë në Bagdad. Krahu i Al Kaidës në Irak, i udhëhequr nga Abu Musab al Zarqavi, përmes një deklarate të publikuar në internet tha se merrë përgjegjësinë për sulmin. Ndërkohë, policia në Irak njoftoi se në qytetin Basra, në një sulm me bombë u vra një oficer i policisë ndërsa tre persona u plagosën.
XS
SM
MD
LG