Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Presidenti i Libanit Emile Lahoud filloi bisedimet me parlamentin e vendit për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm, pas dorëheqjes së Omar Karamit, në fund të muajit të kaluar. Kryetari i parlamentit Nabih Berri e propozoi sërish Karamin për kryeministër, kurse deputetët e opozitës, kërkuan garanci për tërheqjen e trupave të Sirisë nga Libani, para zgjedhjeve parlamentare në maj.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan kërkoi zbatimin e rezolutës për tërheqjen e trupave të Sirisë.
"Rezoluta e Këshillit të Sigurimit është shumë e qartë dhe kërkon tërheqjen e trupave të Sirisë. I dërguari i OKB-së, Terje Roed, gjatë kësaj jave do të diskutojë me liderët e Sirisë dhe Libanit, për zbatimin e plotë të saj" tha Annan.
XS
SM
MD
LG