Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kongresmeni amerikan Eliot Engel u bëri thirrje kosovarëve që të ndjekin shembullin e Ramush Haradinajt dhe të qëndrojnë të qetë.
"Besoj se njerëzit e Kosovës do të tregohen të dinjitetshëm në këto kohë të vështira, sepse kjo do të ndihmojë kërkesat e tyre për pavarësi, si synimi kryesor" thuhet në deklaratën e kongresmenit, Engel. Ai përkujton se nuk duhet bërë gjykime të shpejtuara dhe se ngritja e padisë ndaj Haradinajt nuk nënkupton faktin se ai është fajtor.
"Në këtë pikë të procesit, Haradinaj është i pafajshëm derisa të provohet fajësia. Si shumë kosovarë të tjerë, ai ka luftuar kundër pastrimit etnik të Millosheviqit dhe ka mbrojtur vendin e tij. Ai meriton çdo mundësi ligjore për të manifestuar pafajësinë" thuhet në deklaratë. Sipas kongresmenit amerikan, ngjarjet e sotme nuk duhet të lejohet të shkaktojnë vonesa në procesin politik për statusin e ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG