Ndërlidhjet

ROMË


Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi tha se Italia dëshiron bashkëpunim maksimal me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbardhjen e të vërtetës rreth vrasjes së agjentit italian Nicola Calipari, në Irak. Në fjalimin e tij në senat, Berlusconi u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara nuk pretendojnë t'i shmangen të vërtetës për këtë rast. Calipari u vra të premten e kaluar nga ushtarët amerikanë, derisa po mbronte gazetaren Guliana Sgrena, e posa liruar nga kryengritësit në Irak.
XS
SM
MD
LG