Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, javën e ardhshme, do të fillojë turneun e parë në Azi. Ajo do të vizitojë Indinë, Pakistanin, Afganistanin, Japoninë, Korenë Jugore dhe Kinën. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Baucher tha se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për bashkëpunimin global dhe përpjekjet diplomatike për kthimin e Koresë Veriore në tryezën e bisedimeve gjashtëpalëshe për programet bërthamore.
XS
SM
MD
LG