Ndërlidhjet

PEKIN


Kina refuzoi apelin e Shteteve të Bashkuara për rishikimin e ligjit kundër shkëputjes së Tajvanit, që Kina e konsideron territor të saj. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Kong Quan tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se Kina duhet ta miratojë ligjin për të mbrojtur integritetin territorial. Miratimi mund të bëhet javën e ardhshme nga Kongresi Popullor Kombëtar. Ndërkohë, në Tajvan janë paralajmëruar protesta të reja kundër këtij ligji.
XS
SM
MD
LG