Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosova në këtë moment tepër të vështirë ka bërë një hap gjigant në rrugën drejt bisedimeve për statusin që priten në pjesën e dytë të vitit", ka deklaruar shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP.
"Shumë pikë në favor të Kosovës janë shtuar gjatë 48 orëve të fundit", ka theksuar Jessen Petersen për të shtuar se mungesa e incidenteve të dhunës është shumë pozitive për Kosovën.
Më tej ai ka shtuar se "është fakt se Kosova brenda 24 orëve menaxhoi një çështje që lidhet me gjykatën e Hagës, kur vendet e rajonit ende gjashtë vjet pas përfundimit të luftërave vazhdojnë të mos kenë gjetur zgjidhje për çështje të ngjashme".
Kreu i UNMIK-ut ka theksuar se largimi i Haradinajt do të lërë një zbrazëti të madhe në proçesin politik në Kosovë dhe ka tërhequr vëmendjen për rreziqe në shtyrjen e përmbushjes së kërkesave të organizatës botërore.
XS
SM
MD
LG