Ndërlidhjet

TBILISI


Parlamenti i Gjeorgjisë po shqyrton një projekt rezolutë që kërkon tërheqjen e Rusisë nga dy baza ushtarake në Gjeorgji. Projektrezoluta në fjalë i jep Moskës afat deri në 1 maj për të rënë dakord lidhur me planin e tërheqjes.
Rusia në vitin 1999 ka bërë të ditur se do mbyllte bazat ushtarake në Gjeorgji, derisa që nga ajo kohë ka mbyllur dy. Dy bazat e mbetura sipas Moskës kërkojnë 10 vjet kohë për t'u mbyllur. Ministrja e jashtme e Gjeorgjisë ka thënë se pajtimi me Rusinë është ende në faza fillestare. Pas revolucionit të purpurtë në vitin 2003 Gjeorgjia rrëzoi qeverinë pro-ruse duke e zëvendësuar me një klasë politike pro perëndimore.
XS
SM
MD
LG