Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ndërhyrja ushtarake në Irak e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara ka ndihmuar në përhapjen e demokracisë në Lindjen e Mesme, ka deklaruar ministri i jashtëm britanik, Jack Straw. Straw ka nënvizuar me këtë rast mbajtjen e të parave zgjedhje për pushtetin lokal në Arabinë Saudite, protestat në Liban kundër pranisë siriane në vend apo nismat e Egjiptit për reforma.
"Një kombinim faktorësh në këtë ndryshim shumë të shpejtë në Lindjen e mesme po funksion duke dhënë rezultate të tilla si zgjedhjet e Autoritetit palestinez apo një shpërthim në fushën e informacionit, siç është rasti i Al Jazzirës apo përdorimit të internetit", tha Straw.
XS
SM
MD
LG