Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Presidenti libanez, Emil Lahud, ka caktuar Omar Karamin si kryeminsitër të vendit për të krijuar qeverinë e re.
Karami, pro-sirian, dha dorëheqjen pak javë më parë si rezultat i protestave dhe kërkesave të opozitës, pas vrasjes së ish-kryeministrit Rafik Hariri. Karami ka kërkuar ndihmën e gjithë partive për të krijuar një qeveri të shpëtimit kombëtar.
Opozita libaneze dhe bashkësia ndërkombëtare pas vrasjes së Haririt kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave siriane nga Libani, të cilët janë vendosur aty pas luftës civile në vend.
XS
SM
MD
LG