Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kroacia nuk i ka përmbushur standardet për të filluar bisedimet për anëtarësi në Bashkimin Evropian, pasi ka dështuar në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian.
Shumica e përfaqësuesve të 25 vendeve anëtare janë shprehur në favor të shtyrjes së bisedimeve, pasi Kroacia ka dështuar në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë në rastin Gotovina.
Gjatë ditës presidenti kroat, Stipe Mesiç, ka përsëritur kërkesën për bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës dhe ka kërkuar nga qeveria ta bindë Bashkimin Evropian se Zagrebi është në gjendje të mbajë premtimet.
XS
SM
MD
LG