Ndërlidhjet

TBILISI


Rusia ka kritikuar votimin e rezolutës në parlamentin e Gjeorgjisë ku kërkohet tërheqja e bazave ushtarake ruse nga Gjeorgjia, deri në 1 janar të vitit 2006. Ministria ruse e Mbrojtjes e ka cilësuar votimin si kundërproduktiv. Ligjvënësi gjerogjian, Giga Bokeria, lidhur me rezolutën në fjalë ka deklaruar:
"Në këtë deklaratë ne i japim kohë e mundësi diplomacisë, pavarësisht faktit se diplomacia ruse ka provuar në shumë situata se nuk ka vullnet politik në Rusi për të tërhequr bazat ushtarake".
XS
SM
MD
LG