Ndërlidhjet

NJU JORK


Revista "Forbes" ka bërë të ditur listën e miliarderëve në botë.
"Këtë vit kemi 691 miliarderë, që do të thotë 104 më shumë se vitin e kaluar. Pavarësisht vdekjeve, humbjes së pasurive e me rradhë ajo që është interesante është se këtë vit kishim më shumë miliarderë të rinj se njerëz që ranë nga lista. 69 miliarderë të rinj janë në Shtetet e Bashkuara, 38 në Evropë dhe 13 në Azi", tha Forbes, drejtuesi i revistës me të njëjtin emër.
Bill Gates nga Microsoft vazhdon të mbetet personi më i pasur. Sipas Forbes humbësi më i madh ka qenë Mihail Khodorovski, ish shefi i Jukos, kompanisë ruse të naftës, të cilin Kremlini zyrtar e ka futur në burg për mashtrime me taksa.
XS
SM
MD
LG