Ndërlidhjet

LONDËR


Ish ministri i punëve të jashtmë të Britanisë së Madhe, Robin Cook ka deklaruar se dorëzimi i Haradinajt është në kontrast të plotë me qëndrimin dhe sjelljet e qeverive të Serbisë dhe Kroacisë, që ende nuk kanë dorëzuar të akuzuarit e vet. Në artikullin e botuar në gazetën londineze "Guardian" Cook thotë se Beogradi ka miratuar politikën që lejon të akuzuarit të dorëzohen vullnetarisht, por refuzon të ndjekë ata që nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë. Robin Cook thotë se Haradinaj i ka bërë shërbim të madh Kosovës kur ka vendosur t'i dorëzohet Gjykatës së Hagës dhe si rezultat Kosova mund të jetë më afër njohjes së pavarësisë eventuale.
XS
SM
MD
LG