Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komandanti i krahut jugor të NATO-së, admirali Michael Mullen vlerësoi sot se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë. Ai këto komente i bëri në Prishtinë pas vizitës në Shtabin e Përgjithshëm të Trupave mbrojtëse të Kosovës. Admirali Mullen mëtutje tha se trupat e KFOR-it do të jenë në gjendje të ofrojnë një ambient të sigurtë, në këtë vit, siç është shprehur ai, "shumë të rëndësishëm për Kosovën".
XS
SM
MD
LG