Ndërlidhjet

logo-print

DAMASK


Diplomati i Kombeve të Bashkuara, Terje Roed Arsen tha se presidenti i Sirisë ka marrë përsipër që të tërheq plotësisht trupat nga Libani. Në deklaratën e publikuar pas takimit me presidentin, Bashar al Assad, ai tha se gjatë kësaj jave Siria do t'i paraqes Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara detajet dhe afatin për tërheqjen e trupave. Javën e kaluar Siria u zotua se do të përmbush rezolutën 1559 të Këshillit të Sigurimit, por nuk caktoi datën e tërheqjes.
XS
SM
MD
LG