Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministria e jashtme e Iranit tha se Teherani do të vazhdojë me programet bërthamore, pavarësisht nga ofertat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do të kundërshtojnë anëtarësimin e Iranit në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Presidenti George Bush ka thënë se kjo nismë ndihmon përpjekjet e evropianëve për të bindur Iranin që të heq dorë nga lëndët djegëse bërthamore, që mund të përdoren për prodhimin e bombës atomike.
"Më vjenë mirë që ne dhe miqtë tanë evropian flasin me të njëjtin zë. Po punoj me evropianët për t'ia bërë plotësisht të qartë regjimit të Iranit se bota e lirë nuk do të tolerojë që ata të kenë armë bërthamore" tha Bush.
XS
SM
MD
LG