Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë paralajmëroi Perendimin që të mos kërkojë nga Kombet e Bashkuara dënimin e Moskës për të drejtat e njeriut në Çeçeni. Yuri Fedotov tha se kjo kërkesë nuk duhet të parashtrohet në sesionin vjetor të Komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut, javën e ardhshme, në Gjenevë. Ai tha se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet perendimore rreth Çeçenisë, mirëpo nuk do të lejojë askend që të përfitojë politikisht nga kjo çështje.
XS
SM
MD
LG