Ndërlidhjet

logo-print

WHYTE:"LARGIMI I HARADINAJT DO TË KETË NDIKIM NË ZHVILLIMET NË KOSOVË"


Nicholas WHYTE, Drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Krizave


EVROPA E LIRË
Zoti Whyte, si e shihni dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dorëzimin e tij të shpejtë në Hagë?

NICHOLAS WHYTE
Mendoj se është shumë e rëndësishme, sepse sugjeron se autoritetet e Kosovos janë të gatshme të respektojnë ligjin ndërkombëtar, gjë që nuk ka qenë gjithmonë rasti me qeveritë tjera në rajon.

EVROPA E LIRË
A mendoni se kjo mund të ndikojë në zhvillimet aktuale dhe të ardhshme në Kosovë?

NICHOLAS WHYTE
Kuptohet që po. Largimi i kryeministrit është diçka që do të ketë ndikim në zhvillimet. Haradinaj ka qenë një individ shumë efektiv. Sidoqoftë, sa i përket plotësimit të standardeve që Kosovës i janë vënë nga bashkësia ndërkombëtare, mënyra se si ndodhi kjo, me siguri do të jetë ndihmesë në këtë drejtim.

EVROPA E LIRË
A mund të parashihni ndonjë ndryshim në agjendën e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me rishikimin e standardeve për statusin e ardhshëm të Kosovës?

NICHOLAS WHYTE
Mendoj se afati kohor mbetet i njëjti. Do të shohim nëse qeverisë së Kosovës do t'i jepet më shumë kohë.

EVROPA E LIRË
Po, lidhur me propozimin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, a mendoni se afati kohor për agjendën e Kosovës ende mund të mbetet i njëjti?

NICHOLAS WHYTE
Mund të shihni se edhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë e përdori formulimin tonë, se Kosova nuk do të kthehet në gjendjen para vitit 1999, se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë bashkim me Shqipërinë apo vendet fqinje. Prandaj, mendoj se do të shohim që bashkësia ndërkombëtare do t'i afrohet kësaj agjende. Për sa i përket afatit kohor, nëse ai është realist apo jo, ne këtu jemi për të qenë optimistë, e jo pesimistë lidhur me këtë çështje.

Intervistoi: Vullnet POSHKA

XS
SM
MD
LG