Ndërlidhjet

PRISHTINË


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerësoi sot se është plotësisht e bindur se akuza e Tribunalit të Hagës ndaj liderit të saj, Ramush Haradinaj "është e përgaditur në kuzhinat e Beogradit".
"Qëllim i saj është që të barazohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe e Haradinajt me krimet dhe gjenocidin që ka bërë në Kosovë regjimi i Millosheviqit" u tha pas mbledhjes së kryesisë së Aleancës. Kjo parti mbështeti propozimin e Haradinajt që kryeministër i ardhshëm të jetë nënkryetari i Aleancës, Bajram Kosumi.
XS
SM
MD
LG