Ndërlidhjet

logo-print

DAMASK


Diplomati i Kombeve të Bashkuara, Terje Roed Larsen tha se nga presidenti i Sirisë ka marrë kalendarin e tërheqjes së trupave të Sirisë nga Libani. Ai tha se planet e tërheqjes do t'i dorëzohen Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, javën e ardhshme.
"Presidenti i Sirisë u zotua se do të tërheq të gjitha trupat dhe anëtarët e shërbimeve informative nga Libani, ashtu siç parashihet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit" tha Larsen, sipas të cilit tërheqja do të bëhet në dy faza. Deri në fund të marsit, forcat do të rivendosen në Luginën lindore Beka, ndërsa në fazën e dytë ato të largohen plotësisht nga Libani.
XS
SM
MD
LG