Ndërlidhjet

DAMASK


Gjatë mëngjesit të sotëm trupat e Sirisë vazhduan tërheqjen e tyre në drejtim të kufirit libanezo-sirian. Ky ishte konvoji i dytë prej afro 60 kamionëve ushtarakë që i bartnin trupat e Sirisë nga malet rreth Bejrutit, e që kaluan kufirin në pikën Idajet Jabous, që është 70 kilometra në lindje të Bejrutit. Ky kthim i trupave, që u përcollë edhe nga gazetarët e ftuar nga Ministria e informimit e Sirisë, shënon përfundimin e pjesërishëm të pranisë gati 30 vjeçare të trupave siriane në Liban.
XS
SM
MD
LG