Ndërlidhjet

BRUKFILD, SHTETET E BASHKUARA


Shtatë persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm i një personi të armatosur në një hotel në Brukfild, ka kumtuar policia. Katër vetë dhe sulmuesi, që pas sulmit vrau veten, vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë vdiqën më vonë në spital. Incidenti ndodhi në hotelin Sheraton, në orën 13 sipas kohës lokale, derisa në ndërtesë po mbahej shërbimi i rregullt fetar. Një zëdhënës i policisë ka thënë se motivet e këtij sulmi nuk dihen.
XS
SM
MD
LG