Ndërlidhjet

SHKUP


Në Maqedoni po mbahen zgjedhjet lokale në 84 komuna dhe në Shkup, që konsiderohet njësi e veçantë e administrimit lokal. Procesi i votimit po kalon qetë, me përjashtim të disa incidenteve të vogla. Qytetarët presin që nga këto zgjedhje të dalin udhëheqës komunalë efikas. Rezultatet e para jozyrtare do të shpallen para mesnatës. Zgjedhjet po mbikëqyren nga më shumë se 5.000 vëzhgues të vendit dhe ndërkombëtar. 13 vëzhguesit nga Kosova udhëhiqen nga Kryeshefi i Ekzekutivit të Sekretariatit të KQZ-së, Adnan Merovci. Kosova ka ndihmuar procesin zgjedhor në Maqedoni me rreth 3.000 kuti votimi dhe material tjetër zgjedhor.
XS
SM
MD
LG