Ndërlidhjet

MOSKË


Forcat ruse të sigurisë vranë njërin nga komandantët seperatist çeçen. Ministria e brendshme ruse tha se Kantash Mansarov u vra kur tentoi t'i rezistonte arrestimit nga forcat ruse. Ai konsiderohej koordinator i operacioneve të fshehta të seperatistëve në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni. Militantët çeçenë kanë thënë se do të vazhdojnë luftën kundër Rusisë edhe pasi lideri i tyre, Aslan Maskhadov u vra të martën nga forcat ruse.
XS
SM
MD
LG