Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se nuk janë të shkurajuar nga përgjigja e Iranit ndaj ofertës së fundit amerikane. Këshilltari për siguri, Stephen Hadley tha se bisedimet po vazhdojnë. Shtetet e Bashkuara kishin ofruar lehtësi ekonomike nëse Irani heq dorë nga përpjekjet për pasurimin e uraniumit. Mirëpo, presidenti i Iranit Mohammad Khatami tha se vendi i tij ka të drejtë të përdorë karburantet bërthamore për qëllime paqësore.
"Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dëshirojnë që ne të heqim dorë nga një e drejtë legjitime. Për shkak të krenarisë sonë kombëtare, ne nuk do ta bëjmë këtë" tha Khatami.
XS
SM
MD
LG