Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u takua sot me kryeministrin e Izraelit Ariel Sharon, në Jerusalem. Takimi shënon fillimin e javës intensive diplomatike që synon shtyrjen përpara të procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Neser, Annan do të takohet me liderin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Ai është njëri nga 30 liderët që do të marrin pjesë në ceremonitë e hapjes së muzeut të ri në memorialin e Holokaustit në Jad Vashem, të martën dhe të mërkurën.
XS
SM
MD
LG