Ndërlidhjet

HAGË


Kanë bërë paraqitjen e parë para Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Bala. Në seancën e sotme të njohur si seancë statutore të akuzuarve iu është lexuar aktpadia dhe janë njohur me të drejtat dhe rregullat proceduriale.
Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj kanë deklaruar se janë të pafajshëm ndaj të gjitha aktakuzave të ngritura ndaj tyre.
Avokatët mbrojtës të Haradinajt kanë bërë të ditur se do kërkojnë mbrojtjen në liri të tij, duke marrë parsysh bashkëpunimin e plotë e të menjëhershëm të zotit Haradinaj.
Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës më 8 mars dhe një ditë më vonë së bashku me Lahi Brahimajn, ish-epror i TMK-së udhëtuan drejt Hagës.
XS
SM
MD
LG